Categories Lajme

Qarkullonte me shpejtësi 190 km/h, policia ndalon shoferin në bypass-in e Fierit

Në kuadër të kontrolleve të zhvilluara në prag të fundjavës në të gjitha akset kryesore të vendit, policia bën me dije se ka ndaluar një shofer i cili po qarkullonte me shpejtësi 190 km/orë në Bypass-in e Fierit.

Shpejtësia e e lartë e mjetit u mat automatikisht nga makina inteligjente dhe radari informativ.
Përmes një komunikate për shtyp, policia rrugore i bën apel të gjithë drejtuesve të zbatojnë rregullat e qarkullimit, pasi akset rrugore po monitorohen intensivisht me makina inteligjente, radarë dhe kamera.

Njoftimi i policisë: Siguria Rrugore në fundjavë.

Live nga Bypass i Fierit. Makina inteligjente dhe radari automatik po vijojnë skanimet e shpejtësisë në të dy krahët e lëvizjes Fier-Vlorë dhe Vlorë-Fier. Shpejtësi që arrin deri në 190km/h. Drejtues mjetesh, mos fluturoni në rrugë por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Në të gjitha rrugët e vendit ka makina inteligjente, radar automatik, kamera, dron e aparat fotografik që përdoren nga punonjësit e Policisë Rrugore. Mbroni jetën duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME