Categories Lajme

Qau për humbjen e PDK, Baton Haxhiu nis këshillat për Albin Kurtin: Kërkoji falje Edi Ramës!

Analisti Baton Haxhiu këshillon kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, që t’i kërkojë falje kryeministrit shqiptar Edi Rama, për linçimin publik që sipas tij, i ka bërë Kurti. Pasi u përlot publikisht për humbjen e PDK-së në zgjedhje, ai ka folur sot në Top Talk, edhe për kritikat ndaj Albin Kurtin.

“Kritika e parë që ishte dje në fjalimin e zotit Kurti ishte drejtuar qeverisë së Shqipërisë. Dhe për faktin se nuk ka ndodhur asnjëherë në logjikën politike dhe në qëndrimet publike, kjo mund të them është fillimi që Kosova dhe Shqipëria janë në një zonë politike”, u shpreh ai.

Mbi faktin që dikur, marrëdhëniet e Edi Ramës me Albin Kurtin kanë qenë goxha afektive në kontekstin politik, por tashmë jo më, Haxhiu u pyet nëse mendon që do ketë një ndryshim, për faktin se Kurti ka marrë një peshë politike si dhe nëse Rama duhet të shohë këndvështrimet e qëndrimit politik në raport me Kurtin.

“Unë mendoj që marrëdhëniet mes dy shteteve dhe mes dy kryeministrave nuk duhet të kishin qejfmbetje, por zoti Kurti do duhej të kërkonte falje për lançimin publik ndaj Ramës, e sidomos ndaj ministrit të Jashtëm, Cakaj; lançimin e pashembullt të një politikani dhe të një partie politke për të cilin ka lënë shije të keqe në marrëdhëniet jo vetëm njerëzore, por edhe në marrëdhëniet politike”, deklaroi analisti.

Më tej, Haxhiu shtoi se rrethanat dhe rezultate në fjalë do të shpien në krijimin e një arene të përbashkët politike ku do ketë përplasje mes Vetëvendosjes dhe PS-së.

“Por unë mendoj që VetëVendosja, për faktin se çfarë është opozita në Shqipëri do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore në Shqipëri dhe debatet Vetëvendosje- PS do të ashpërsohen dhe nuk do jenë debate të buta tani e tutje”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME