Categories Sport

“Shqipëria është një skuadër luftarake”, flet trajneri i Turqisë: Duhet të kemi kujdes, ata nuk rrinë vetëm në mbrojtje

Trajneri i Kombëtares turke, Senol Gynesh, ka dalë ditën e sotme, në konferencë për shtyp, përpara ndeshjve me Shqipërinë dhe Francën, që do të luhen në 11 dhe 14 tetor. Gynesh është shprehur se Turqia duhet të ketë kujdes, pasi Shqipëria do të vijë me qëllimin të fitojë.

“Ndeshjet e Shqipërisë dhe Francës janë të rëndësishme. Dy ekipe të ndryshme. Franca është favorite e grupit, ne do të luajmë ndeshjen e vendit të parë në grup me ta. Qëllimi ynë është të fitojmë. Prioriteti ynë do të jetë Shqipëria. Kjo do të jetë ndeshja jonë më e rëndësishme në 4 ndeshjet e mbetura. Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë në ligat kryesore evropiane. Ne duam të fitojmë me mbështetjen e tifozerisë ”, shprehet Gynesh.

Më tej ai shton: “Shqipëria është një skuadër me lojtarë të mirë. Trajneri i tyre është i njohur në Itali dhe me eksprieëncë. Ata kalojnë nga skema 3-5-2 në 5-3-2. Janë luftarakë dhe kompakt në mbrojtje. Nëse keni një mendim negativ për Shqipërinë, duhet ta harroni. Ne duhet të jemi një ekip agresiv duke vrapuar po aq shumë sa ata. Ata mundohen të luajnë topin, nuk luajnë totalisht në mbrojtje si Moldavia apo Andorra. Kthehen në mënyrë të suksesshme nga mbrojtja me tre te ajo me pesë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME