Categories Lajme

Që prej kësaj date, qytetarët italianë do të mund të udhëtojnë edhe drejt Shqipërisë

Duke filluar nga 16 qershori qytetarët italianë do të mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë, njoftoi sot gazeta italiane ”La Repubblica”, që shton se në këtë listë janë edhe Kosova, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

”Udhëtimet jashtë zonës Schengen janë ndaluar deri më 30 qershor, përveç atyre për arsye pune, shëndetësore ose domosdoshmërie. Italianët do të jenë në gjendje të udhëtojnë vetëm në vendet e BE-së, në Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut, Andorra, Monako, Republika e San Marinos, Vatikan dhe, duke filluar nga e marta 16 qershor, edhe për në Shqipëri, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbia”, shkruan ”La Repubblica”. Italia do të fillojë të hënën e ardhshme një fazë tjetër të lehtësimit të masave kufizuese, pas nënshkrimit nga ana e kryeministri Giuseppe Conte të dekretit përkatës.

Sipas këtij dekreti, sportet e kontakteve mes amatorëve, do të lejohen duke filluar nga 25 qershori. Kjo përfshin sportet në ekipe dhe pjesë të futbollit apo basketbollit mes miqsh. Kinematë do të rihapen më 15 qershor.

Diskotekat në mjedise të hapura apo në vende të mbyllura do të mund të hapen duke nisur nga 14 korriku. Dekreti konfirmon, përveç të tjerave, karantinën e detyrueshme për të gjithë vizitorët që hyjnë në Itali dhe që vijnë nga një vend tjetër, përveç hapësirës Schengen./ a.jor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME