Categories Lajme

“Qelitë janë plot!”/ Lirohen nga burgu i Drenovës dhjetëra të burgosur: Jam i dënuar për drogë…

Në burgun e Drenovës, 55 persona kanë lenë sot qelitë dhe 73 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit, pasi përfituar nga Amnistia.

Sipas informacioneve nga amnistia kanë përfituar burgosurit burra të cilëve u ka mbetur pa vuajtur më pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit, por edhe të burgosurit burra mbi 60 vjeç.

Në burgun e Drenovës janë 450 të dënuar dhe të paraburgosur për vepra të ndryshme penale. Nga këta 140 janë të burgosur me dënim të formës së prerë ndërsa 55 prej tyre lirohen ditën e sotme.

Një prej të burgosurve, i cili ishte dënuar për drogë, është shprehur për mediat se ka përfituar 5 muaj nga amnisita.

“Për drogë isha dënuar, 4 vite e gjysmë të thata. Rroftë Edi Rama e kush e bëri, por burgjet janë plot, 5 muaj përfitova. Tani të hyj në punë të rri pranë familjes”, u shpreh ai.

“Unë përfitova një vit e 4 muaj. Të kishim dy vjet më parë, isha dënuar për drogë, për hashash. Burgjet janë si në Guantanamo, këtu duhet të hyjnë ata që na kanë futur jo ne”, është shprehur një tjetër i dënuar, i cili po i bashkohej familjarëve të tij.

Jashtë ambienteve të burgut janë mbledhur edhe familjarë të të dënuarve, në pritje të të afërmeve të tyre.

“Po pres djalin, ishte dënuar tre vite për drogë, përfitoj 6 muaj tani nga amnisitia. Ka qenë kohë  vështirë, unë jam e vetëm prisja të dilte, por sot lirohet. Tani do më mbushet shtëpia plotë”, ka treguar një grua.

“Po pres babain, është dënuar për një sherr. Kam ardhur nga Greqia. Ka përfituar 1 vit”, ka treguar një tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME