Categories Lajme

Qëllohet pa mëshirë brenda hotelit ku punonte 33-vjeçarja nga Divjaka, zbulohet fati i keq i saj

Xhuljeta Lala, 33 vjeçarja nga Divjaka ka gjetur vdekjen mesditën e djeshme në një hotel në Bruksel.

Sipas familjarëve të Lalës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12, kur Xhuljeta ka qenë duke punuar si çdo ditë në një hotel në Bruksel ku merrej me pastrimin e tij kur një person i ka shkuar nga pas dhe e ka goditur me një bombul që shërbente për fikjen e zjarrit.

Kjo goditje, sipas familjarëve i ka shkaktuar v dekjen e menjëhershme. Ka qenë policia ajo që ka njoftuar motrat dhe vëllain e Xhuljetës për ngjarjen e ndodhur. Pas ngjarjes mësohet se policia ka arrestuar autorin dhe e ka klasifikuar si njeri me probleme të shëndetit mendor.

Daja i viktimës, Trifon Caponi ka zbuluar se si e mësuan lajmin e hidhur duke thënë: “E pamë direkt nga Facebook lajmin, e morën vesh dynjaja pastaj ne se unë s’para shoh mirë. Ishte njeri punëtor, i thjeshtë. Iku si njeri i zakonshëm për punë, me të drejtat e veta dhe të shtetit. Nga ora 11:30 duke pastruar në hotel, del një person në enigmë që e godet nga pas me këto bombolat e zjarrit.

Kolegia e saj, e cila ka qenë me fytyrë e ka parë dhe është larguar direkt. Kjo ka qenë me kurriz, ndaj e ka goditur direkt. Morëm vesh se e kanë marrë dhe e kanë çuar në spital, sot nuk e di çfarë kanë bërë tek morgue e të gjithë të tjerat.”

Xhuljeta Lala jetonte me vëllain dhe 3 motrat në Begjikë prej rreth 10 vitesh. Ata u larguan për një jetë më të mirë pas vrasjes së 2 prindërve nga një person nga Divjaka rreth 20 vite më parë. Për familjen, kjo është rihapje e plagëve dhe që i ka pikëlluar shumë.

Caponi ka rrëfyer historinë e hidhur të familjes që detyroi vajzat të emigronin larg Shqipërisë: “Para 19 vjetësh, një djalë Divjake i ka vrarë në një natë të dy prindërit dhe një nga motrat u plagos. Kjo që po flasim tani, me gjithë vëllain kanë hyrë poshtë krevatit dhe kanë shpëtuar nga plumbat atje. Fatkeqësia e gjurmoi atje. Direkt u larguan për Greqi, pastaj për në Belgjikë për një jetë më të mirë, larg këtyre gjërave që nuk mund t’i shikojmë dot me sy.

Atëherë kur ndodhi ngjarja, i kam kërkuar kryeministrit që ka qenë në detyrë atëherë, Pandeli Majko. I kam thënë që nuk dua vetëgjyqësi, por shteti ta kapë personin e ta varë para syve të të gjithë popullit. Pandeli Majko më është përgjigjur që ky ligj është hequr.”

Sa i përket pistës së hetimit, thotë se nuk mund ta hedhë dyshime pasi nuk kanë pasur debate me askënd. Ndërsa për versionin që jep policia, sqaron se: “Ka qenë një njeri me të meta mendore, i dalë nga psikiatria, ka hyrë në hotel dhe ndodhi kjo e papritur që na lëndoi neve për së dyti herë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME