Categories Lajme

Qëlluan me rreth 100 plumba, policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Malësi të Madhe

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe, ku dy persona hapën zjarr duke qëlluar me rreth 100 plumba.

Me anë të një njoftim zyrtar, blutë e Shkodrës thonë se kanë identifikuar dy personat dhe i kanë shpallur ata në kërkim.

Dy të rinjtë, të moshës 22 dhe 27 vjeç kishin shkuar për të vjedhur, por janë pikasur nga tre banorë të fshatit, me të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gruemirë, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e tyre.

U shpallën në kërkim shtetasit E. V., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri dhe R. Z(P)., 27 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër;

Nga veprimet paraprake rezulton se dy shtetasit e mësipërm dyshohet se kishin shkuar për të vjedhur në fshatin Gruemirë por janë diktuar nga tre shtetas banorë të fshatit e të cilët këta dy shtetas kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”- njoftoi policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Arrestohet një 39-vjeçar në Vlorë. Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me oficerin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Qershor 2025

DASHI Yjet do ua bejne me te bukur jeten ne cift sot. Partneri do jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin kanabis, arrestohen burrë e grua në Korçë! Në pranga edhe bashkëpunëtori, detaje

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë mes tyre edhe një çift bashkëshortësh pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çfarë hanë fëmijët në çerdhe? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle

Në kopshte dhe çerdhe, të vegjlit ushqehen çdo ditë me atë që përgatitet larg syve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje nga plagosja e 15-vjeçarit te piceria në Tiranë

Një 15-vjeçar ka përfunduar me plagë në spital të dielen, pasi dyshohet se është plagosur…

LEXO ME SHUME