Categories Kulture, Lajme

Qendra historike e Vlorës merr një pamje të re, Rama: Nga një rrënojë, në zonë rrezatuese zhvillimi turistik (Foto/Video)

Qendra historike e qytetit bregdetar të Vlorës, një diamant deri dje i mbuluar nga pluhuri i harresës, sot ka marrë shkëlqimin multidimensional të një pike referimi historiko-kulturor dhe me impak në zhvillimin ekonomik dhe turistik të qytetit bregdetar. I pranishëm të dielën në përurimin e përfundimit të investimit të Qendrës historike të Vlorës, kryeministri i vendit Edi Rama vlerësoi punën e të gjithë aktorëve për ndërhyrjet në restaurimin e zonës historike dhe u shpreh i impresionuar nga transformimi bashkëkohor i këtij investimi.

“Edhe për mua që e kam parë me sytë e mendjes këtë zonë, shumë kohë më parë dhe kam qenë nxitës i këtij bashkëpunimi shembullor me Fondacionin Amerikan, them se qendra historike e Vlorës, ka ardhur në dritë përtej parashikimit” – tha Rama. Ai theksoi se “është një hapësirë tërësisht e re, jo thjeshtë e pastër dhe e bukur, por edhe mundësi e zhvillimit ekonomik dhe për këtë i jam mirënjohës atyre që kanë kontribuar për këtë transformim shembullor”.

Rama u shpreh i bindur se, projekte të tjera do të vijojnë për transformimin e Vlorës, të këtij qyteti, siç tha ai, “që të gjitha së bashku do të hyjnë në historinë e këtij qyteti si projektet e një kthese historike, si projektet e një transformimi epokal dhe të kalimit nga një periudhë e errët ku në radhë të parë ka munguar shpresa dhe pastaj ambicia dhe ku problemi më i madhe ka qenë varfëria e aspiratave, në një periudhë të re ku pikërisht varfëria e aspiratave është një shënjestër si kundërshtari im kryesor dhe aspiratat më të mëdha janë absolutisht legjitime dhe të mundshme”. Kryeministri solli në vëmendje se, “kur u nis projekti për Pazarin e vjetër të Korçës, e kemi pasur shumë të qartë se çfarë do të bëjmë, por përsëri ashtu sikurse këtu, tha ai, nuk e kemi rrokur dot me forcën e parapërfytyrimit atë që ka ndodhur shumë më shpejt seç e kemi parashikuar”. “Sot pazari i ri i Korçës që ishte me rrangulla e rroba të vjetra është kthyer në një motor të zhvillim ekonomik të qytetit. E njëjta gjë mund të huhet për të gjitha projektet që kemi bërë bashkarisht por në veçanti për projektet e Rilindje Urbane”, u shpreh Rama.

Duke u rikthyer në vlerat historike të zonës së Vlorës, kryeministri tha se, ” e kemi parë  ketë zonë në vegjëlinë tonë si një zonë fotosh historike. Kemi parë përmes fotografive sesi në këtë zonë është bërë edhe qëndisja e flamurit që e ngriti Ismail Qemali 28 nëntor të 1912 dhe kemi mësuar se kjo zonë nuk është thjesht një zonë me objekte të rëndësishme arkitektonike, përsa i përket trashëgimisë tonë kulturore historike, por është një zonë e mbushur me histori, ku ndërthuren religjone dhe ku ka pasur edhe shtëpinë vete qeveria e Shqipërisë Sot zona rikthehet me një status tjetër dhe fuqi krejt të re për të tërhequr turistë e vizitorë të shumtë, si një zonë ku mund të mësohet duke u prekur historia e jashtëzakonshme e këtij qyteti”.

“Nga ana tjetër kemi parë të mrekulluar sesi skuta të errëta të kësaj zone të pa vizitueshme, po transformohen në hapësira të brendshme që i lënë vend organizimit të shumë aktiviteteve ekonomike dhe çfarë fluksi i madhe jete do t’i vijë zonës kur ndërhyrja të ketë përfunduar dhe transformimet e brendshme të godinave të kenë një ritëm të ri jete dhe aktivitete ekonomike”- tha Rama.

Image may contain: house, sky and outdoorImage may contain: people sitting, plant and outdoorImage may contain: indoorImage may contain: sky and outdoorImage may contain: sky and outdoorImage may contain: outdoorImage may contain: flower, plant and outdoorNo photo description available.No photo description available.Image may contain: sky, house and outdoorImage may contain: sky, house and outdoorImage may contain: sky and outdoorImage may contain: sky, house and outdoorImage may contain: sky and outdoorImage may contain: outdoorImage may contain: outdoor

Image may contain: one or more people, people standing and outdoorImage may contain: 4 people

Image may contain: one or more people, people standing and outdoorImage may contain: 1 person, smiling, standingImage may contain: 1 person, standingImage may contain: one or more people, crowd and outdoorImage may contain: outdoorNo photo description available.Image may contain: sky

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME