Categories Lajme

Qendra Rinore Vlorë si pjesë e Rrjetit për Fuqizimin dhe Angazhimin e OSHC-ve për Efiçencën e Energjisë…

Qendra Rinore Vlorë si pjesë e Rrjetit për Fuqizimin dhe Angazhimin e OSHC-ve për Efiçencën e Energjisë në Shqipërinë e Jugut paraqiti para institucioneve vendore, komunitetit dhe shoqërisë civile aksione dhe nje raport monitorimi mbi Eficencën e Energjisë dhe Energjinë e Rinovueshme.

Rrjeti për Fuqizimin dhe Angazhimin e OSHC-ve për Efiçencën e Energjisë në Shqipërinë e Jugut është një rrjet rajonal i ngritur nga një konsorcium i disa organizatave të shoqërisë civile, udhëhequr nga Instituti për Ndryshim dhe Lidership në Shqipëri dhe mbështetet nga projekti GREEN-AL – Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri, financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, dhe zbatohet nga Co-Plan dhe organizatat partnere.

Në kuadër të projektit ‘Rrjeti për Fuqizimin dhe Angazhimin e OSHC-ve për Efiçencën e Energjisë në Shqipërinë e Jugut’, Qendra Rinore Vlorë, së bashku me partnerët e Institutit për Ndryshim e Lidership në Shqipëri, organizuar në qytetin e Vlorës, përgjatë 1 viti tashmë, workshope e takime advokuese në lidhje me zbatimin e masave të Energjisë Efiçente dhe Energjisë së Rinovueshme në bashkinë e Vlorës. Qndra Rinore e Vlorës, veç advokimit, realizoi një raport monitorimi sa i përket mënyrave sesi Bashkitë realizojnë politikat, prokurimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike.

Disa nga rekomandimet me kryesore te këtij monitorimi ishin: Zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Energjinë dhe Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën: Bashkitë duhet të përafrojnë strategjitë dhe planet e tyre vendore të energjisë me Strategjinë Kombëtare Shqiptare të Energjisë, duke promovuar një sektor energjetik efiçent, të qëndrueshëm dhe të ndërgjegjshëm ndaj mjedisit. Masat e Infrastrukturës për Efiçiencën e Energjisë: Bashkitë inkurajohen të zbatojnë masa për efiçencën e energjisë, duke përfshirë investime të shpejta që përmirësojnë efikasitetin e energjisë në ndërtesat e tyre, ndriçimin publik, transportin, furnizimin me ujë dhe sistemet e menaxhimit të mbetjeve.

Ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e publikut: Bashkive u kërkohet të rrisin ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe palëve të interesit për përfitimet dhe mundësitë e efiçencës së energjisë dhe energjisë së rinovueshme.

Ata duhet t’i përfshijnë ata në planifikimin dhe zbatimin e masave të efiçiencës të energjisë dhe të promovojnë ndryshimet e sjelljes dhe praktikat më të mira.

Organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në qytet, studentë të universitetit ‘Ismail Qemali’, përfaqësues të komunitetit, përfaqësues të bashkisë e institucioneve të tjera publike, janë bërë pjesë e aktiviteteve advokuese. Workshope e takime informuese po ashtu janë realizuar edhe me këshillin bashkiak të qytetit, me anëtarët e së cilit diskutuam mbi gjetjet e raportit të monitorimit dhe së bashku me to edhe rekomandimet për hapat e mëtejshëm që duhet të merren nga bashkia Vlorë për realizimin e planeve locale të Efiçencës së Energjisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME