Categories Kulture

Qendra shqiptare e kulturës në Itali me emrin “Margarita Xhepa”

Në qytetin e Astit, në veri të Italisë, është ndërtuar një qendër shqiptare e kulturës. E pagëzuar me emrin e aktores së madhe Margarita Xhepa, kjo qendër synon ruajtjen e traditës, kulturës dhe historisë, jo vetëm përmes kurseve të gjuhës shqipe por edhe veglave muzikore tradicionale shqiptare. ”Krizat e personit fillojnë tek identiteti. Nëse ne transmetojmë origjinën, kulturën, traditat tona, do të thotë që ne jemi të realizuar plot, fillojmë me rrënjë shqiptare dhe lulëzojmë si italiane pastaj. Ky do të ishte një sukses i plotë”, ka thënë Mimoza Prendi Mustafa.

8 mësues do të drejtojnë në këtë qendër vullnetarisht, me kurse të ndara në katër nivele që do të ofrojnë gjuhë, histori, kulturë e traditë shqiptare. Synimi është ruajtja e tyre tek të rinjtë dhe të vegjlit, të lindur e të rritur në Itali. ”Të gjitha janë punimet e mija si pikturat, instrumentat folklorike tonat dhe projektet e modeleve të veshjeve tona kombëtare. Kush ka me e ruajt tjetër, ne do ta ruajmë rinia, njerëzit, mësuesit, historianët, kryetarët e bashkisë, shqiptarët vetë duhet me e ruajt historinë e tyre, po se ruajtëm ne kush me na ruajt, të tjerët na e djegin”, shprehet Kristjan Zefi.

Inisiativa e shoqatës së shqiptarëve në Piemonte është mbështetur nga komuniteti shqiptar të cilët në forma të ndryshme kanë bërë të mundur kthimin e godinës së vjetër, në një qendër të vërtetë kulturore siç ajo është sot. Në këtë qytet shkolla shqipe ka dy vite që funksionon, por ky vit i ri do ti gjejë fëmijët në këtë qendër të re plotësisht për ta. Përgjatë dy ditëve Asti ka festuar jo vetëm nën muzikën tradicionale të disa prej këngëtarëve më të njohur por edhe pjesëmarrjen e mjaft personaliteteve të tjera nga të gjitha trojet shqiptare. Mesazhi që vjen nga ky qytet kërkon të përçohet kudo ku jetojnë shqiptarët, për të ruajtur gjuhën dhe rrënjët e tyre pavarësisht largësisë nga vendi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME