Categories Lajme

Qëndresa e ukrainasve, A2 CNN hyn në tunelet e rezistencës

Prej më shumë se një jave, banorët e Lvivit përballen çdo ditë me sirenat e alarmit, të cilat paralajmërojnë rrezik bombardimesh.

Yuri, prej ditësh, ka ndryshuar mënyrën e tij të jetesës, ndërsa çdo gjë lidhet ngushtë me luftën. Ai tregon se si është përshtatur me realitetin e ri.

“Kemi përgatitur çantat dhe sendet e tjera, që nëse gjatë natës do të ketë bombardime, t’i marrim dhe të kalojmë në strehime. Kam një çantë me dokumente, para dhe ushqim për disa ditë. Nëse trupat ruse do të mbërrijnë, ne do të marrim çantat dhe do të dalim jashtë qytetit. Momentalisht mund të gjesh çdo gjë në dyqanet e Lvivit”.

Brenda tuneleve, të cilat tashmë janë bërë dhe rutinë e përditshme e banorëve të Lvivit, mund të gjesh dhe kundërgaz apo dhe pajisje me të cilat mund të shërbejnë në raste bllokimi.

Ndonëse mes dy vendeve është dakordësuar lidhur me korridoret humanitare, sërish bombardimet kanë shkaktuar qindra humbje jetësh në Ukrainë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, plagoset motorristi

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në rrugën e Plazhit të Vjetër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, vetura me shpejtësi merr përpara zetorin bujqësor! 3 të plagosur në spital

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 7 prill/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përndiqte 42-vjeçaren, arrestohet një person në Borsh. Nis hetimi edhe për bashkëshortin e saj

Një 42-vjeçare është përndjekur nga një person në Borsh, tashmë i arrestuar nga policia. Pas…

LEXO ME SHUME