Categories Lajme

Qengja bullgarë dhe rumunë importohen në Shqipëri, 50 lekë më lirë se mishi i vendit

Vendet e rajonit po zgjerojnë hartën e produkteve ushqimore që importojnë në Shqipëri. Bullgaria dhe Rumania po falimentojnë fermerin tonë, pasi mishi i bagëtive të imta që sjellin këto vende kushton afërsisht 50 lek të reja për kilogram më pak, se mishi vendas. “Me shitjet e blegtorisë kemi shumë probleme, nuk ka treg nuk konkurojmë dot me bullgarin këtu na ka mbytur qengji bullgar. Ne e çojmë 10 herë qengjin në treg dhe nuk e shesim dot”, thotë një fermer. “Të huajat preferohen sepse e ka çmimin më të lirë. Ai e ka 2 mijë e 500 lekë kilen, i joni e ka 3 mijë lekë. Detyrimisht ne bredhim nëpër pazare paguajmë taksa dhe tatime pastaj mallim e sjellim në shtëpi”, thotë një tjetër fermer. Sipas fermerëve shërbimet e gjësë së gjallë kushtojnë më shumë se çmimi që kërkon industria e përpunimit të mishit dhe të qumështit. Për pasojë fabrikat e mëdha sytë i kanë kthyer nga femerët e huaj.

“Unë me dele me dhi më shkojnë tek 50 krer pa matrikull sepse kërkon 2 mijë lekë një kokë. Nuk e përballoj dot, kë të përballoj më përpara matrkullin, ilaçet e skaduara, plugun, frezën tokën me qira”, thotë fermeri. “Pata 300 kokë dele para dy muajsh e shkatërrova tufën, imagjino ti, 80 lekë litri qumështi deles. Falimentova”, tregon një tjetër. Mungesa e etiketimi në dyqanet e mishit për konsumatorin sjell mashtrim. Kujdes nëse në dyqanet e mishit lexoni një etiketë mishi i freskët vendi, me shumë gjasa jeni duke blerë mish qengji bullgar ose rumun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME