Qeni i trajnuar nga Ushtria e Kosovës, ka shpëtuar deri në këto momente tre persona, duke i identifikuar nën rrënoja dhe më pas ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre. Raportohet se pa ndihmën e këtyre qenve, identifikimi i personave nën rrënoja do të kishte qenë shumë i vështirë. Tërmeti me magnitudë 6.3 ballë i shkallës rihter, ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur, një tragjedi me përmasa të jashtëzakonshme.

