Janë lokalizuar edhe tre trupa të tjerë të pajetë në gërmadhat e pallateve të shembur duke e çuar në 26 numrin e personave të vdekur. Një trup i pajetë është nxjerrë nga Thumana. I riu rreth të 30-ave po mbahej me serum gjallë, pasi kishte të gjithë betonin mbi kokë. Por fatkeqësisht ky i ri ka ndërruar jetë. Ndërkohë janë lokalizuar dhe dy persona të tjerë në gërmadhat e objektit 5 katësh, edhe ata të pajetë. Në vendngjarje po punojnë ekspertët grekë, të cilët po drejtojnë punën me mbështetje edhe nga forcat shqiptare. Deri tani janë 26 të vdekur nga tërmeti.
Categories
Lajme
Shkon në 26 numri i viktimave, zbulohen edhe dy viktima në gërmadha
