Doris, e njohur si qeni më i vetmuar në Britaninë e Madhe ka filluar 2020 – ën me një shtëpi të përhershme. Doris, 13 vjeç është dërguar në të njejtën qendër shpëtimi katër herë në gjashtë vitet e fundit. Asaj i duhej një familje e re, pasi që pronari i saj i fundit me të cilin jetoj katër vite u sëmur nga kanceri dhe nuk mund të kujdesej më për të. Në serinë e ngjarjeve fatkeqe, ky ishte incidenti i fundit për Dorisin e cila në vitin 2013 u braktis për herë të parë në Qendrën e Shpëtimit Freshfields në Liverpool, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net. Ajo u rikthye edhe dy herë të tjera në strehën e qenve, herën e parë kur një familje nuk mund të kujdesej për të, kurse herën e dytë pronari i saj vdiq. Stafi i strehës shpalli një thirrje për ti gjetur qenit një pronar. Fatmirësisht ata ishin të suksesshëm dhe bashkuan Dorisin me një pereson nga Liverpool që ka përvojë në përkujdesjen e qenëve dhe i do ata.


