Categories Lifestyle

Qepa dhe hudhra reduktojnë rrezikun nga kanceri i gjirit

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumi i përditshëm i hudhrës dhe qepës së gjallë, kryesisht tek gratë ka reduktuar për 67% rrezikun nga kanceri i gjirit. Sipas studimit të kryer në universitetet e Buffalos dhe Porto Rikos, është zbuluar se konsumi i përditshëm i hudhrës dhe qepës së gjallë redukton në mënyrë të konsiderueshme rrezikun nga kanceri i gjirit.

Gjetjet e shkencëtarëve që kanë analizuar shprehitë e ngrënies tek mbi 600 gra të moshave prej 30 deri në 79 vjet në Porto Riko, tregojnë se komponenti i quajtur “allisin” në hudhër ndalon përhapjen e pakontrolluar të qelizës. Në kuadër të punimeve u zbulua se rreziku i kancerit tek gratë që konsumojnë hudhër dhe qepë të gjallë është reduktuar për 67 % nga ato që nuk konsumojnë.

Studiuesit theksuan se përzierja e qepës dhe hudhrës mund të shkaktojë humbjen e veçorisë për parandalimin e kancerit. Shkencëtarët gjithashtu theksuan se qepa dhe hudhra mund të reduktojnë edhe rrezikun e kancerit të mushkërive, prostatës dhe të stomakut. Në vitet e 1960-ta në Porto Riko, në 18 nga çdo 100 mijë gra mund të hasej kanceri i gjirit, ndërsa në vitet e 1990-ta ky numër është rritur në 50.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME