Categories Lajme

Qeveria firmosi mbylljen pas kërkesës së Erdogan, reagon Kolegji “Mehmet Akif”: Kemi zbatuar të gjitha ligjet, po humb Shqipëria!

Me vendim qeverie të miratuar të enjten, 22 shtator, u vendos mbyllja e gjimnazit “Mehmet Akif” në Tiranë.

Pas këtij vendimi të marrë ditën e djeshme pas mbledhjes së qeverisë, ka ardhur dhe reagimi i Kolegjit “Mehmet Akif”.

Përmes një postimi në “Facebook”, ata kanë bërë me dije se njoftimin për mbyllljen e Kolegjit e kanë marrë nga mediat dhe nuk janë informuar ende mbi arsyet zyrtare të mbylljes.

Duke theksuar se me mbylljen e këtij Kolegji është duke humbur arsimi në Shqipëri, institucioni shton se gjatë këtyre viteve kanë punuar që kjo godinë të kishte një ambient të denjë për standardet shkollore si dhe nxënësit që kanë studiuar në këto ambiente kanë arritur të marrin dhjetra medalje.

Kujtojmë se vendimi u shpall ditën e djeshme pas mbledhjes së qeverisë dhe mban firmën e zv/kryeministres Belinda Balluku ndërsa Kolegji turk në Shqipëri duhet të pajisë nxënësit me dokumentacionin e nevojshëm që ata të transferohen në institucione të tjera arsimore.

Deklarata e plotë:

Njoftim për shtyp mbi VKM-në e datës 22 Shtator 2022 për mbylljen e aktivitetit të shkollës së mesme jopublike “Mehmet Akif” Tiranë

Nëpërmjet medias jemi njoftuar sot për VKM-në me objekt mbylljen e aktivitetit të institucionit tonë duke mos mësuar zyrtarisht mbi shkaqet e vendimit, i cili godet në radhë të parë arsimin cilësor në Shqipëri.

Shkolla e Mesme jopublike “Mehmet Akif” eshte pjese e Fondacionit “Gulistan” prej 26 vitesh në Shqipëri duke zbatuar në mënyrë të përpiktë kuadrin ligjor të vendit, ndërsa mbart mbi vete një histori të madhe suksesi teksa është radhitur në mënyrë të vazhdueshme në krye të listës së shkollave më të mira.

Me dhjetëra medalje ari dhe qindra të tjera në olimpiada brenda dhe jashtë vendit, shkolla jonë është një krenari e nxënësve, prindërve që na besuan si edhe vetë Shqipërisë duke dhënë një kontribut të rendësishëm në rritjen e cilësisë së arsimit këtu.

Jo më kot, institucionet përgjegjëse na kanë vlerësuar si ndër më të mirë për vite me radhë në këtë sektor.

Deri më tani, në shkollën tonë janë arsimuar mijëra nxenës, të cilët sot përbëjnë elitën intelektuale të vendit, ndërsa duam të theksojmë se krahas tyre, vendimi i qeverisë prek në mënyrë të drejtpërdrejtë 159 nxenës nga e gjithë Shqipëria dhe familjet e tyre krahas mësuesve dhe stafit mbështetës të shkollës.

Pavarësisht sukseseve tona, dashurisë dhe përkushtimit ndaj arsimit, sot u përballëm me një vendim të tillë, i cili sipas nesh nuk ka të bëjë me arsimin apo zbatimin e ligjeve të këtij vendi.

Si u shkua deri këtu

Në fund të vitit mësimor 2021-2022 u ndjemë të detyruar të ndryshojmë godinën, pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë, te një tjetër, në zonën e Mëzezit / Kashar (ish-godina e Univesitetit “Aldent”).

Për të kthyer këtë godinë në një ambient të denjë për standardet tona, vepruam sipas përcaktimeve ligjore duke njoftuar Ministrinë e Arsimit si edhe morëm leje për të kryer punime nga institucionet e qeverisjes vendore.

Gjatë kësaj periudhe, deri në fund të muajit gusht kemi patur inspektime dhe korrespondencë të rregullt me autoritetet përgjegjëse dhe nuk kemi hasur asnjë problem dhe nuk jemi informuar për diçka që nuk shkon në drejtim të vijimit të punës normalisht.

Në 14 shtator të këtij viti, pranë shkollës sonë paraqitet një grup pune i Ministrisë së Arsimit për të kryer inspektimet mbi ligjshmërinë e veprimtarisë.

Çuditërisht, sot më datë 22 shtator, nëpërmjet postës jemi njoftuar nga Ministria e Arsimit se institucioni ynë nuk i plotëson kriteret për vijimin e aktivitetit.

Ndodhur pëpara një vëndimi të tillë, kemi bindjen e plotë se drejtësia do e thotë fjalën e saj.

Fondacioni Gulistan do ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të mundësuar vijimësinë normale të aktivitetit arsimor. Me respket,Fondacioni Gulistan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME