Categories Lajme

Qeveria gjermane firmos marrëveshjen që nxit punësimin e migrantëve

Qeveria gjermane kërkon të mbështesë integrimin më të shpejtë të migrantëve në tregun gjerman të punës. Agjencia Federale e Punës dhe e ngarkuara për Integrimin, Ëidmann-Mauz nënshkruan një marrëveshje.

Integrim përmes punës. Qeveria gjermane kërkon të çojë përpara punësimin e migrantëve në Gjermani. Të hënën (28. 01) e ngarkuara e qeverisë gjermane për Integrimin, Annete Ëidmann-Mauz (CDU) nënshkroi bashkë me Agjencinë Federale të Punës një marrëveshje bashkëpunimi në Berlin. Me këtë marrëveshje synojmë të “çojmë përpara me intensitet e të bashkuar integrimin në e përmes punës”, tha politikania gjermane. Sipas saj një bashkëpunim që synohet të jetë i vazhdueshëm do të synojë të përmirësojë shanset e migrantëve në tregun e punës dhe të reduktojë rreziqet e diskriminimit. Mbështetje do të ofrohet sidomos në momentin e kalimit nga shkolla në jetën e punës.

“Puna është çelës i integrimit dhe ndihmon që të zësh vend në shoqëri”, tha Ëidmann-Mauz.

Ndërsa kreu i Agjencisë Federale të Punës, Scheele theksoi, se suksesi ekonomik i Gjermanisë varet edhe nëse “ia dalim të përdorim si duhet të gjithë potencialin e fuqisë punëtore në vend”.

Migrantët e rinj dhe prindërit e tyre duhet të informohen sa më mirë e të konsultohen në rrugën nga shkolla drejt profesionit. /DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME