Categories Turizëm

Qeveria instrument të tretë me fokus prodhuesit dhe turizmin

“Paketa e dytë e instrumentit financiar prej 150 milionë dollarësh është aprovuar dje në qeveri dhe deri të hënën bankat do të nisin firmosjen e marrëveshjes, çka i hap rrugën biznesit të marrë kredi jo vetëm për pagat e punonjësve, por edhe për likuiditet”, deklaroi ministri i Shtetit për Rindërtim, njëkohësisht kordinator për situatën e krijuar nga pandemia, Arben Ahmetaj

Në një prononcim për ATSH-në, ministri Ahmetaj bëri të ditur termat e garancisë sovrane. Sipas tij, risku që merr qeveria është 60% dhe 40% ja ka lënë bankave.
Duke folur për kushtet e kredisë, ministri Ahmetaj bëri të ditur se një sipërmarrje mund të marrë kredi deri në 30 milionë lekë. Kredia do të jepet me një interes deri në 5% dhe është një kredi për një periudhë 5 vjeçare.

Ahmetaj tha se përfshihen subjektet tregtare edhe për mjetet xhiro dhe për asetet fikse për investime. “Ne do ta vëzhgojmë me kujdes këtë paketë dhe në varësi të ecurisë së saj do të bëjmë gati një instrument të tretë garancie, me një fokus më të ngushtë, te sipërmarrja, kryesisht prodhuese dhe turizmi”, tha Ahmetaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME