Categories Lajme

Nis asfaltimi i kilometrit të parë në bypass-in e Vlorës (Foto)

Bypass-i i Vlorës, një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit do të jetë gati brenda afateve të parashikuara në kontratë. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se aktualisht ka nisur asfaltimi i kilometrit të parë, ndërsa po punohet edhe në dy kilometrat e fundit me shtresat rrugore dhe veprat e artit.

Tashmë, ka përfunduar 22 përqind e punimeve dhe vazhdon puna për gërmimin në shkëmb dhe në dhé të butë, depozitimin e materialeve të dala nga gërmimet, ndërtimin e trasesë, ndërtim strukturash të 5 urave, tombinove, 3 nënkalimeve të betonit”, bën të ditur ARRSH.

Po ashtu ARRSH thotë se kanë nisur edhe punimet për mbrojtjen e skarpatave. Ndërtimi i kësaj vepre do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit të automjeteve kryesisht gjatë sezonit turistik kur edhe fluksi i vizitorëve në qytetin e Vlorës, dhe gjithë bregdetin e jugut, është i lartë.

Projekti i bypass-it të Vlorës, me gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë, për të përfunduar në lindje të qytetit të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. E gjithë vepra do të jetë plotësisht e aksesueshme në fillim të vitit 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME