Categories Lajme

Qeveria italiane vendos: Nga nesër, asnjë ndihmë financiare për të papunët

Që nga nesër, 1 gusht, qeveria e Giorgia Meloni ka vendosur që institucioni italian i sigurimeve shoqërore të ndalojë dhënien e të ardhurave sociale për qytetarët e papunë dhe me të ardhura të ulëta.

Kjo është një masë e miratuar nga qeveria e parë e Giuseppe Conte, në mars 2019, me qëllim mbështetjen e qytetarëve më të varfër të vendit dhe mesatarisht korrespondonte me 550 euro në muaj.

Njoftimi zyrtar u bë gjatë fundjavës përmes një mesazhi SMS dërguar mijëra telefonave celularë. Kjo masë ka të bëjë me familjet në të cilat ka qytetarë që konsiderohen të aftë për të kërkuar një punë të re. Por vendimi shkaktoi pakënaqësi, veçanërisht në shumë rajone të jugut italian me një shkallë të lartë papunësie.

Qeveria e Romës ka miratuar një masë të re, të cilën e quajti “të ardhura nga përfshirja sociale” dhe sipas asaj që u vendos, nuk i kalon 6000 euro në vit.Në të njëjtën kohë, kushdo që nuk ka të drejtë të marrë këtë ndihmë do të mund të aplikojë për grant prej 350 euro në muaj për një periudhë njëvjeçare, me kusht që të ndjekë njëkohësisht kurse të formimit profesional.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME