Categories Lajme

Qeveria miraton një projektligj të ri për Arbitrazhin, me qëllim amortizimin e gjykimeve jashtë

Aktualisht në thesarin e shtetit janë depozituar 112 milionë euro fatura që duhen të shlyhen nga taksapaguesit shqiptar për çështje të humbura të qeverisë shqiptare në gjykatat e arbitrazhit. Për të amortizuar kostot që po vijnë nga këto vendime qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj që synon të zgjidhë mosmarrëveshjet me palët pa shkuar në gjykatat e arbitrazhit. Aktualisht Shqipëria ka hendek ligjor për tu përballur me próblematikën e re që ka ardhur si pasojë e vendimeve të padrejta të qeverisë ndaj kompanive, siç ishte rasti i zotit, Becchetti, i cili fitoi një çështje në arbitrazh kundër qeverisë shqiptare me një shumë démshpërblimi prej gati 100 mln eurosh.

Sakaq, qeveria nëpërmjet ligjit të ri synon t`i japë zgjidhje disa próblemeve ligjore me të të cilat ndeshët në praktikë. Lidhur me përkufizimin e arbitrazhit aktualisht nuk ka një term të përcaktuar zyrtarisht por është e gjithëpranuar se arbitrazhi konsiston në një procedure konsensuale të mbështetur në marrëveshjen midis palëve. Arbitrazhi qoftë ai i brendshëm dhe ndërkombëtar ka disa karakteristika specifike. Mungesa e një kuadri të brendshëm ligjor që rregullon arbitrazhin në nivelin kombëtar, nuk u ka mundësuar subjekteve të së drejtës që të gjejnë rrugë alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Një faktor i rëndësishëm është dhe paqartësia dhe pamjaftueshmëria e kuadrit të brendshëm ligjor. Shfùqizimi i dispozitave përkatësisht nenet 400-441 që rregullojnë arbitrazhin në Kodin e Procedurës Civile, ka lënë një terren vakant dhe ka krijuar vakum ligjor prej vitit 2013.

Ekspertët e qeverisë që kanë hartuar projektligjin argumentojnë se, qëndrimi tradicional i bizneseve por edhe i shoqërisë shqiptare për t’iu drejtuar gjykatave, në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me metoda të tjera alternative vjen si pasojë e një njohje të ulët juridike. Hartimi dhe zbatimi i ligjeve në një shoqëri është i lidhur ngushtë me vetëdijen juridike të saj. Por gjithashtu arbitrazhi dhe në përgjithësi mënyrat alternative për zgjidhjen e kónflikteve përbënjë një fenomen të ri dhe mbetet ende i panjohur për shoqërinë shqiptare. Për shkak të influencës së faktorëve ekonomike-shoqërore të tranzicionit në vendin tonë, shoqëria shqiptare por kryesisht edhe bizneset karakterizohen nga një mungesë e theksuar e besimit në sistemin e drejtësisë të gjykatave shqiptare. Dhe si pasojë kanë qenë të pakta rastet në të cilat shoqëria shqiptare apo dhe bizneset ti drejtoheshin arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në kushtet që sistemi i drejtësisë sigurohet me vështirësi nga shteti, analizojnë ekspertet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME