Qeveria italiane është në përfundim të një paketë prej 55 miliardë eurosh në mbështetje të ekonomisë së vendit, ndërsa përballet me krizën e koronavirusit, sipas një raporti në gazetën “Corriere della Sera”. Kryeministri, Giuseppe Conte, i cili raportohet se këtë fundjavë po përpunon detajet, pritet që javën e ardhshme të paraqesë paketën. Drafti me 760 faqe përfshin fonde për sektorin e turizmit, kulturës dhe bujqësisë, të cilët janë goditur më shumë nga kriza.
Gjithashtu përfshin para’ për sistemin e kujdesit shëndetësor, vendet e punës me kohë të reduktuar dhe për familjet. Italia ka raportuar gjithsej 217 185 raste me koronavirus.Pas Britanisë së Madhe, Italia ka numrin më të lartë të viktimave në Europë për shkak të virusit. Komisioni Europian njoftoi se Italia do të përballet me një rënie të rëndë ekonomike, ku Prodhimi i Brendshëm Bruto do të ulet në rreth 10%.
