Categories Politike

Qeveria teknike në Maqedoninë e Veriut, emërohen zëvendëskryeministrat

Me Oliver Spasovskin dhe dy ministrat nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Naqe Çulev, ministër i brendshëm dhe Rashela Mizrahi ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria teknike sot mbajti seancën e saj të parë. Në seancë u emëruan zëvendëskryeministrat në kabinetin e Spasovskit, Sheqerinska, Osmani dhe Duraku, ndërsa në vend të Koço Angjushevit që u tërhoq nga pozita, vjen Mila Carovska. Me hyrjen e VMRO-DPMNE-së në Qeveri, opozita tregoi hipokrizinë dhe patriotizmin e saj të rrejshëm, akuzoi partia në pushtet.

“Kandidatët për ministra nga radhët e VMRO-së në Qeverinë kalimtare, nuk e kishin problem të nënshkruajnë dhe të japin deklarata si ministra të Maqedonisë së Veriut, duke deklaruar se do e respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

E pranuan edhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xaferin, për të cilin thoshin se nuk e njohin si kryetarë. Seanca e djeshme është dëshmi se VMRO-DPMNE lufton thjeshtë për pushtet duke treguar patriotizëm të rrejshëm dhe hipokrizi”– deklaroi Hari Lokvenec, LSDM.

Mickovski u kërcënua se do publikojë, sipas tij, indikacione serioze për keqpërdorime nga ditët e fundit të qeverisjes së Zoran Zaevit. Nga ministrat e VMRO-së në Qeverinë teknike pret të punojnë vetëm sipas ligjit. “Nëse mendoni se ne do ta injorojmë këtë realitet, atëherë do ishim hipokritë, siç e bëjnë këtë shkruesit e LSDM-së kohëve të fundit, ku deri dje kishin gojën plot me parashtresën e re, ndërsa sot në faqet e tyre në Facebook kanë vetëm Maqedoni.

Kjo është hipokrizi. Nuk është hipokrizi kjo që e bëjmë ne, ku përpiqemi më shumë mund ta mposhtim këtë sistem të kalbur” – tha Hristijan Mickovski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së.

Dje dy ministra nga radhët e opozitës nuk u paraqitën në takimin me presidentin e shtetit Pendarovski. Mickovski thotë se nuk është praktikë që ministrat të shkojnë tek presidenti pas emërimit të tyre dhe tha se ata janë të përkushtuar në kompletimin e kabineteve të tyre. Qeveria teknike ka mandat 100 ditë dhe duhet të bëjë organizimin e zgjedhjeve të 12 prillit. Lideri opozitarë nuk lë hapësirë për shtyrjen e zgjedhjeve, edhe pse ankohet se partia e tij në zgjedhje futet me pasuri të ngrirë. / Alsat

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME