Categories Politike

Qeveria “zhytet” në borxhe gjatë pandemisë

Borxhet e qeverisë kanë njohur një rritje të konsiderueshme gjatë vitit 2020 .Të dhënat e ministrisë së financave tregojnë se përgjatë gjithë vitit janë krijuar në total 23.8 mld lekë ose 194,2 mln euro detyrime të prapambetura. Pavarësisht se ka qenë një ndër kërkesat e përsëritura të Fondit Monetar Ndërkombëtar  që qeveria të mos krijojë detyrime të prapambetura e sidomos ndaj biznesit nga treguesit konstatohet se peshën kryesore e mban pikërisht borxhi në zërin e rimbursimit të TVSH-së për sipërmarrjet në vend.

Gjatë vitit që lamë pas janë 9.7 mld lekë të pa shpërndara për bizneset ose 78.7 mln euro. Më pas renditen vonesat e pagesave për realizimin e projekteve të ndryshme  të investimeve dhe vijon që  pagesat për largimet e padrejta të punonjësve në administratë të jenë një barrë e rëndë për buxhetin e shtetit.

Në total rezulton se shuma e parave që qeveria duhet tu paguajë qytetarëve që ka larguar nga puna pa motivacion arrin në  3.5  mld lekë ose 28.3 mln euro duke pësuar një rritje me rreth 93 mln lekë nëse e krahasojmë me fundin e 2019. Të rrënuara paraqiten edhe financat e bashkive përgjatë viti që lamë pas, ku në total borxhi arrin në 7 mld lekë ose 56,5 mln euro.

Edhe në njësitë vendore bie sy se akumulimi i borxheve ka ardhur si pasojë e mospagesës së investimeve të ndryshme që janë realizuar e sidomos nga largimet e padrejta nga puna. Ndërkohë nëse bëjmë një ndarje të borxheve Ministria e Ekonomisë dhe Financave rezulton me nivelin më të lartë të detyrimeve e ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës dhe më pas vjen Ministria e Mbrojtjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME