Categories Lajme

Qipro, 4 humbje jete pas zjarreve në ishull, evakuohen disa fshatra

Qipro ditët e fundit po përballet me zjarret e shumta që kanë dalë jashtë kontrollit për shkak të kushteve atmosferike. Deri më tani katër persona kanë humbur jetën dhjetëra të tjerë janë lënduar ndërsa banorët e disa fshatrave janë evakuar nga vendbanimet e tyre.

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimat janë nga nga fshati   Odos në provincën e Limasolit, të cilët kishin ngelur të bllokuar pas evakuimit të pjesës tjetër të banorëve. Ndërkohë Qipro ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshirë vendin, të përshkruar nga zyrtarët si më e keqja në historinë e vendit.

Qipro ka përjetuar një valë nxehtësie gjatë një jave, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë C. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy efektivë policie humbin jetën në ambientet e burgut 313

Dy efektivë policie kanë humbur jetën në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë. Sipas informacioneve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME