Categories Lajme

“Qite se ke 2 milion në dorë”, përgjimet e Kadastrës me faturën: Kaq do drejtori, ik i qetë tani

Gazetari i “ABC” Ermal Vija ka siguruar dosjen e plotë të përgjimeve nga prokuroria që çoi pas hekurave sekserë dhe zyrtarë të Kadastrës, të cilët përmes ndikimit të paligjshëm ndërhynin për praktika të ndryshme për marrjes e certifikatave të pronësisë.

Gazment Canaj del nga përgjimet se ka qenë i përfshirë në të gjitha rastet e ndërhyrjes në Kadastër përmes Admir Burrit për nxjerrjen e dokumenteve për qytetarë të ndryshëm që zvarriteshin për shkak të burokracisë.

Në një rast nga përgjimet ka rezultuar se Gazment Canaj dhe Admir Burri marrin përsipër nxjerrjen e dokumenteve për Ilir Ahmetajn.

Pas aplikimit në Hipotekë, në një moment zyrtari Admir Burri telefonon Gazment Canajt dhe i shpjegon tarifën që duhet të paguajë personi që është i interesuar.

“Një pikë pesë i do drejtor- nëndrejtor, 200 specialisti, 100 Adi, 200 euro bori aplikimi, e ke aty bilës, në letër sa bori aplikimi” i thotë ai.

Dhe Gazement Canaj i thotë që “mos ke merak, tashi do iki unë”.

Për të gjitha lëvizjet në dosje theksohet se prokuroria ka prova nga përgjimet por edhe takimet që kanë zhvilluar palët dhe në 25 maj, Gazment Canaj shprehet në një bisedë telefonike “Lirin e mbyllëm dhe do të shkoj pastaj ti marr të gjitha dhe ti jap në dorë”.

Një tjetër rast të cilin Canaj dhe Burri marrin përsipër është ai i qytetarit Gëzim Hyka, i cili në një bisedë telefonike i shqetësuar nga burokracia në Kadastër thotë se “Po si s’po më qisin ja dy letra aty te hipoteka, s’po mi japin, më kërkojnë lekë o vëlla…i ka dhënë lekë dikujt dhe më thotë, jo më kërkon lekë prapë një tjetër”.

Në 4 prill të këtij viti, Gëzim Hyka i ka dërguar një mesazh Gazment Canaj duke i thënë “Gazi ke 2 milionë lekë në dorë, vetëm qit certifikatën e tokës, i kam futur dokumentet”.

Në datë 5 qershor i dërgon një tjetër mesazh Canajt duke i shkruar “O gjigant a ke vu gjo ne vi”.

Pas disa bisedave mes palëve, cështja, pra regjistrimi në Kadastër sipas prokurorisë rezulton se është zgjidhur kundrejt ryshfetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME