Categories Kuzhina

Qofte me djathë!

Përbërësit:

– 500 g mish të bluar viçi,
– 150 g mozzarella apo djathë tjetër,
– Një copë bukë bajat,
– Një qepë,
– Një vezë,
– Një thelb hudhre,
– 2 lugë majdanoz të grirë,
– Një lugë borzilok të tharë,
– Një lugë mustardë,
– Një lugë vaj ulliri,
– Spec i bluar i kuq (sa mund të kapësh me një gisht),
– Kripë,
– Piper,
– Vaj për fërgim

Përgatitja: Copën e bukës njomeni në ujë të vakët apo në qumësht. Mozzarella (ose djathi tjetër) pritet në 20 kube. Qepën dhe hudhrën qërojeni e grijeni. Në vajin e nxehur shkurt fërgoni kubet e qepës dhe të hudhrës, hiqni nga zjarri dhe ftohni. Në enë qitni mishin e bluar, shtoni bukën e kulluar, vezët, qepën e fërguar, majdanozin, borzilokun, specin e kuq të bluar, mustardën, qitni kripë dhe piper, përzieni mirë dhe bëni 20 qofte të vogla me katrorë mocarele në mes. Fërgoni në vaj të nxehtë rreth 10 minuta, duke i rrotulluar vazhdimisht. Servoni me sallata të ndryshme, me salcë të kuqe apo të bardhë, patate të fërguara…./Telegrafi/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME