Categories Lajme

“Qoli na ofroi 40 mijë euro”/ Nuredin Dumani nxjerr emrat, tregon si u vra Ervis Dedja dhe u masakrua nëna e tij

Këtë të martë i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka treguar episode të ngjarjeve të ndryshme kriminale të kryera në Shqipëri, pjesë e të cilave ka qenë edhe vetë ai.

Ai ka hedhur dritë mbi vrasjen e Ervis Dedjas në vitin 2012, që sipas tij është vrarë nga Festim Qoli, i cili ishte shok me të.

Po ashtu, Dumani tha se vrasjen e nënës së Ervis Dedjas e ka porositur Festim Qoli, pasi sipas tij ajo kishte nisur përpjekjet për zbardhjen e krimit të të birit.

Ai tregon se Qoli u kishte ofruar atij dhe Talo Çelës 40 mijë euro për ekzekutimin e saj. Sipas Dumanit, fillimisht plani i tyre ka qenë që ta vrisnin teksa  shkonte në varreza tek djali i ndjerë, plan të cilin nuk e realizuan dot.

Por, plani për kryerjen e porosisë ishte i qartë, thjesht ata po kërkonin një vend tjetër dhe jo te varrezat. I penduari i drejtësisë thotë se Talo Çela e ka goditur nënën e Dedjas, disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ervis Dedja ishte mik i familjes së Festim Qolit. Kishin shumë biznese bashkë, jemi takuar në një kafe rastësisht. Në 2012 Dedja u vra. Pas vrasjes mora vesh që e kishte vrare Festim Qoli, shoku i vet. Festim Qoli vendosi të vriste edhe nënën e Ervis Dedjas. Qoli kërkoi ta vriste sepse nëna e Dedjes po vinte vërdallë neper gjykata dhe prokurori për të zbardhur vrasjen e djalit të saj. Qoli më kërkoi ta vrisja. Fola me Talo Çelen dhe me personin me pseudonimin Qimja, dhe Qoli na ofroi 40 mijë euro.

Unë i thashë Talos qe ta bënim për 30 mijë, madje Talo me tha që ta bëjmë edhe pa lekë, sepse Qoli mund të na ofronte punë të tjera. Vendosëm në fillim ta vrisnim kur shkonte në varreze tek çuni që i kishte vdekur, por unë nuk e bëja dot vrasjen aty, se si me vinte. Me pas morëm vendimin ta bënim tek shtëpia e saj ne një pallat ne bodrum. Shkuam me një makine të kuqe, u afruam te pallati ku nuk kishte kamera. Unë isha shofer, Talo pasagjer. Hymë te garazhi, zbriti Talo direkt, kishim thikë dhe pistoletë. E qëlluam me thikë qe mos dukej si vrasje me pagesë, por si grabitje. I morëm dhe çantën. Talo e goditi disa herë me thike derisa ra në tokë”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME