Categories Lajme

Qumështi i gjirit të grave do të jetë një shpëtim për të sëmurët me Covid-19

Studiuesit holandezë pretendojnë se kanë gjetur antitrupa në qumështin e gjirit të 30 nënave pasi ato u shëruan nga Covid-19. Prandaj, qumështi i gjirit mund të përdoret për të mbrojtur njerëzit më të prekur në rast të një vale të dytë, pohuan ekspertët. Ata thanë se mënyra më e mirë për ta siguruar këtë nuk do të ishte pirja e qumështit, por përkundrazi, duke thithur një kub akulli me qumësht gjiri. Kjo, pretendojnë ata, u jep antitrupave më shumë shanse për t’u lidhur në mukozën e gojës dhe rrugët e frymëmarrjes, ku mund të parandalojnë përhapjen e koronavirusit më tej në trup. Gjaku i të shëruarve nga Covid-19, i pasur me antitrupa, është duke u përdorur për të trajtuar pacientët ku tashmë, edhe pse përdorimi i qumështit të gjirit është një ‘ide e çuditshme’, ekipi Hollandez thotë se nëse mund të ndihmojë në parandalimin e infeksionit, nuk duhet të shikohet si problem dhe mijëra gra janë përgjigjur pozitivisht në një fushatë ku u kanë kërkuar atyre të dhurojnë 100 ml qumësht gjiri për hulumtime të mëtejshme.

Studimi fillestar, një bashkëpunim midis Spitalit “Emma Children” në Amsterdam dhe instituteve të tjera, filloi në prill ku Dr. Britt Van Keulen, nga banka e qumështit të gjirit në Amsterdam, tha se e e dinë që qumështi i gjirit mbron fëmijët e porsalindur nga infeksionet e frymëmarrjes. “Kjo sepse ka antitrupa në qumështin e gjirit. Me dhënien e gjirit, nëna i kalon antitrupat e vet fëmijës së saj.” tregon ai.

Studiuesit pretendojnë se eksperimentet laboratorike treguan se antitrupat që gjetën janë mjaft të fuqishëm për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Nëse një nënë ka pasur Covid-19, dyshohet se ajo do të ketë antitrupa që i kalohen fëmijës. Por nuk është e qartë se sa kohë zgjasin antitrupat kundër Covid-19, me shkencëtarët që thonë se ato mund të veniten pas vetëm disa javësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME