Categories Lajme

Qytetarët në ankth dhe të shqetësuar, sirianët e marokenët nisin të bëjnë “ligjin” në Tiranë (Video)

Thuajse çdo ditë në policinë e Tiranës bëhen denoncime nga qytetarë të ndryshëm, lidhur me ankesat që ata kanë ndaj azilantëve që vijnë në vendin tonë. Një javë më parë, ABC News transmetoi shqetësimet që kishin banorët në Babrru ndaj kësaj kategorie. Ata banonin shumë pranë vendit ku ndodhet edhe kampi i azilkërkuesve. Banorët thanë se çdo natë u vi.dheshin banesat dhe sendet e tyre me vlerë.

Por duket se ky shqetësim është i njëjtë edhe për bizneset që ndodhen në zona të ndryshme të kryeqytetit. Një tregtar fruta-perimesh në rrugën “Don Bosko”, shprehet se këta azilkërkues janë kthyer në një shqetësim për ta, madje edhe i kanë vjedhur biznesin.

“Jo shqetësues por të frikshëm te puna dhe të shtëpia sepse rrinë vend e pa vend. Duke pak agresivë por janë shumë. Janë bërë të frikshëm. Më kanë kërcënuar. Kanë marrë gati 500 mijë lekë mall. Shteti i kap, ata dalin prapë. Sado më kanë vjedhur unë prapë i jap, por janë të frikshëm”, thotë tregtari.

Por pavarësisht frikës që u shkaktohet, qytetarë të ndryshëm tregojnë se në jo pak raste i kanë ndihmuar edhe me ushqim. “Na ka ardhur keq, i kemi dhënë disa herë, bukë gjëra kështu. Dalin lypin nëpër qendra. Ministria e Brendshme duhet t’i mbledhë”, shprehet një qytetar.

Në orë të ndryshme të ditës, azilkërkuesit nga vende të ndryshme, si Afrika, Irani e Siria, i gjen nëpër rrugët e Tiranës duke kërkuar lëmoshë. Pasi kapen në kufi, ata dërgohen në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në periferi në Tiranës, në Babrru, në pritje të aprovimit të kërkesës për azil, apo për t’u larguar nga territori shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME