Categories Lajme

Qytetari nga Vlora: Të vaksinohen në fillim mosha të reja, por të mos diferencohen të moshuarit

Procesi i vaksinimit vijon në të gjithë territorin. Tashmë në disa qytete janë vaksinuar bluzat e bardha dhe ka vijuar vaksinimi i të moshuarve. Gjithashtu në stadiumin “Air Albania” ashtu siç edhe u njoftua u bë vaksinimi i personaliteti, proces i cili u ndoq nga afër edhe nga kryeministri Edi Rama që e konsideroi si një mesazh ndërgjegjësues për personat skeptik ndaj vaksinës për Covid.

Ndonëse nuk kaloi pa u komentuar ky vendim, një i moshuar nga Vlora është shprehur së fundmi se procesi i vaksinimit duhet të jetë njësoj për të gjithë. Ndërsa ndryshe nga reagimet e deritanishme, ai thotë se me prioritet duhet të shihen moshat 30 deri në 60-vjeç, por jo duke larguar vëmendjen nga të moshuarit.

“E mira është të ketë për të gjithë. Më pas nëse vaksinat vijnë me kursim, mosha 60 vjeç deri në 30 vjeç duhet të vaksinohen. Për grupmoshën mbi 70-vjeç të vaksinohen kur të vijë radha”, u shpreh një i moshuar.

Më tej ai u shpreh se duhet të realizohet në mënyrë të barabartë procesi i vaksinës, pasi përzgjedhja sipas tij është e padrejtë. “Duhet të jenë të barabartë edhe personalitetet edhe personalitetet. Duhet të ketë për të gjithë dhe më para të vaksinohet kush shihet më i domosdoshëm”, u shpreh më tej i moshuari për Abc News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME