Categories Bota, Lajme

Qyteti në shok, shoferi i dehur përpas për vdekje 4 fëmijë të mitur

Një i ri plotësisht i dehur pas timonit të një furgoni përplasi një grup fëmijësh në një trotuar në rrugët e  Sidneit.

Për pasojë katër vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën rëndë. Tre nga viktimat ishin të një familje.  Shoferi 29-vjeçar u akuzua për vrasje dhe drejtim makine në gjendje të dehur. Viktimat ishin të gjithë nën 12 vjeç. I gjithë vendi është në shok: “Dje humba tre fëmijët e mi”, tha Daniel Abdallah me lot në TV.

“Nuk më mbetet forcë, gjithçka që dua të them është për ata që drejtojnë një makinë që të jenë të kujdesshëm. Këta fëmijë të pafajshëm ishin duke ecur dhe duke luajtur. Këtë mëngjes u zgjova pa tre fëmijët e mi”, shtoi Abdallah.

Antony, 13 vjeç dhe dy motrat e tij Angelina, 12 vjeç dhe Sienna Abdallah, 9 vjeç, vdiqën menjëherë. Bashkë me ta edhe kushërira e tyre e vogël, 11-vjeçarja Veronique Sakr.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 me kohën lokale, përgjatë rrugës Bettington në Oatlands, afër Parramatta. Drejtuesi i makinës, 29-vjeçari Samuel Davidson, mbeti i padëmtuar. Ai ju nënshtrua menjëherë testit të alkoolit. Niveli i alkoolit në gjak rezultoi të ishte 3 herë më i lartë se norma e lejuar. Vrasësi u arrestua dhe gjykatësi nuk lëshoi lirim me kusht. Ai tani do të akuzohet për katër vrasje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME