Categories Kuriozitete

Qyteti suedez do kërkojë licensa nga lypësit

Një qytet në Suedi është i pari në vend që do të kërkojë pajisjen me leje të posaçme për të lypur, duke u kërkuar të gjithë lypësve në rrugë të paguajnë rreth 23 euro për të marrë licensën.

E vlefshme për tre muaj, licensa mund të përfitohet duke plotësuar një formular online ose në një stacion policie, si dhe kërkon një kartë identiteti të vlefshme. Kushdo që do të kapet duke lypur në Eskilstuna, në perëndim të Stokholmit, pa licencë, ka për t’u përballur me një gjobë që shkon deri në 400 euro. Skema që hyri në fuqi nga 1 gushti, sipas këshilltarëve lokalë, ka si qëllim të burokratizojë lypjen si dhe ta vështirësojë atë.

Ndërkohë, televizioni shtetëror STV raportoi se aplikime për tetë licenca ishin dorëzuar në Eskilstuna gjatë fundjavës, ndërsa tre qytetarë të BE- së që lypnin në qendër të qytetit pa licencë ishin informuar për ligjin e ri dhe më pas larguar nga policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME