Categories Sport

Tifozët i zënë pritë arbitrit, e rra.hin dhe e bëjnë për spital

Ivan Bebek mendonte se këtë herë kishte bërë paqe me tifozët e Hajdukut. Gjyqtari ndërkombëtar kroat akuzohet prej kohësh nga tifozeria e kësaj skuadre se favorizon Dinamon e Zagrebit, por një gjë e tillë nuk u pa në takimin mes Hajduk dhe Lokomotivës së Zagrebit, me ekipin e Splitit që fitoi me shifrat 3-0. Ishte një ndeshje që pa në fushën e lojës shumë futbollistë shqiptarë, me Ismajlin në njërën anë si titullar e Uzunin e Çokajn nga ana tjetër, ndërsa i riu Tuci u aktivua në pjesën e dytë te Lokomotiva.

Ndeshja foli e gjitha për Hajdukun dhe nuk kishte asnjë lloj momenti të diskutueshëm. Megjithatë, tifozët e “Torçidës”, grupimit të ultrasve të Hajdukut, nuk e kanë harruar inatin e vjetër me Bebek dhe pas sfidës, i dhuruan një “surprizë” që nuk do ta harrojë lehtë. Ai ishte takuar me disa miq dhe kishin shkuar në një disko në Sinj, vend afër Splitit, por kur ka dalë nga klubi, ai është sulmuar nga një grup tifozësh të cilët e kanë rrahur duke e lënë të shtrirë në tokë. Bebek ka përfunduar menjëherë në spital, i ndihmuar nga miqtë e tij.

“Ishte prita klasike. Shkova për të pirë diçka me disa miq nga Sinj. Kur po shkoja drejt makinës, disa prej tyre më sulmuan nga mbrapa. Nuk di të them sa ishin. Filluan të më godisnin me grushte në kokë dhe unë rashë në tokë. Nuk di të them me saktësi nëse me gjuajtën më shkelma në kokë kur rashë në tokë dhe sa zgjati. Por kam hematoma të dukshëm nën sy dhe pas veshëve, kam dëmtime edhe në pjesën e prapme të kokës dhe supe. Ende nuk më besohet që ndodhi”, tha gjyqtari kroat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME