Categories Turizëm

Qyteza antike e Orikut, vlerë e jashtëzakonshme me interes për turistët

“Bregdeti i Orikumit është një tjetër destinacion turistik. Qyteza antike e Orikut është vlerë e jashtëzakonshme me interes për turistët, të cilët mund të njihen edhe me gërmimet e reja të realizuara së fundi”, është shprehur sot deputeti socialist, Damian Gjiknuri, i cili ka publikuar një video nga qyteza antike e Orikut.

Arkeologia Dorina Gjergji shprehet se gërmimet e para në qytetin antik të Orikumit kanë filluar në vitet 1958-1960. “Ka qenë një bashkëpunim midis Institutit të Arkeologjisë shqiptare me atë sovjetike. Në fillim në vitet ’50-60 u zbulua pjesa gjysëm harkore dhe për gati 50 vjet të gjithë arkeologët kanë menduar që kishim të bënim me një teatër. Por në vitin 2008 nisin gërmimet përsëri në këtë qytet antik.

Gjatë gërmimeve arkeologjike vumë re që në fakt nuk kemi të bëjmë me një teatër, sepse kjo pjesa gjysëm harkore nuk ka një shkallare. Dhe gjatë gërmimit të 2013 dhe më pas në 2018 dhe 2019 u zbulua dolën në pah 2 kanale, duke treguar që kemi të bëjmë me një cisternë”, thekson ajo.

“Për portën veriore të qytetit antik të Orikut flet edhe Cezari në ditarin e tij në luftën civile midis tij dhe Pompeut, i cili tregon që qyteti antik i Orikumit ka qenë shumë mirë i fortifikuar. Në vitin 1990 Vasil Bereti nis gërmimet në qytetin antik të Orikumit dhe zbulon dy banesa karakteristike të këtij qyteti antik dhe shkallët e këtij qyteti”, thotë ajo.

Afër Orikumit, në kufi me Dukatin, mes fushës përpara Karaburunit, gjendet Kisha e Marmiroit. “Disa historianë e emërtojnë kishën me emrin e Shën Marisë, kjo si pasojë e faktit që në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe sidomos në territorin e Shqipërisë jugperëndimore, pjesa më e madhe e manastireve njihen me emrin e Shenjtores Shën Maria. Por kjo kishë njihet me emrin kisha e Marmiroit, një emër i marrë nga gurorja e antikitetit”, shprehet ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME