Categories Lajme

Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe humbi jetën 61-vjeçari, policia arrestohen dispeçerin në Elbasan

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku një elektricist humbi jetën duke riparuar një defekt. Sipas policisë, në pranga për këtë ngjarja ka rënë dispeçer i OSHEE-së, një  58-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

58-vjeçari dyshohet se nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte shtetasi A. T.

Po ashtu policia thote se u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 31 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i ekipit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen e shtetasit A. T., në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë.

Njoftimi i policisë

Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme, për shtetasin A. T., 61 vjeç, punonjës i OSHEE-së, i cili humbi jetën sepse ra në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë në fshatin Muçan, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas hetimeve të thelluara, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, për zbardhjen e këtij rasti:

-arrestuan shtetasin A. N., 58 vjeç, banues në Cërrik, me detyrë dispeçer i OSHEE-së, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte shtetasi A. T.;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 31 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i ekipit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen e shtetasit A. T., në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME