Categories Lajme

Shisnin lëndë narkotike për të rinjtë,arrestohen 4 persona në Kavajë

Katër persona janë arrestuar nga policia e Kavajës në vazhdën e operacionit ‘Tempulli’ për kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike. Në pranga kanë rënë Besnik Dulla, Xhevahir Hoti, Zeqir Krasnaj dhe Flori Gjuzi.

Gjatë kontrollit që policia u bëri Besnik Dulla, Xhevahir Hoti dhe Zeqir Krasnaj gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike kanabis sativa (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit ndaj Flori Gjuzit, gjetën dhe sekuestruan 2 qese të mbushura me lëndë narkotike.

Njoftimi i Policisë së Kavajës:

Goditen 2 raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike kanabis sativa, në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë. Vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 2 vazo dhe 2 qese me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë rreth 655 gramë, dhe një elektroshok.

Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pasi kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, për 2 raste të shitjes së lëndës narkotike kanabis sativa, në lokale, në afërsi të shkollave, dhe në lagje të ndryshme të Kavajës, organizuan punën në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’, për arrestimin e shtetasve përgjegjës.

Si rezultat, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. D., 31 vjeç, Xh. H., 33 vjeç dhe Z. K., 23 vjeç;

-F. Gj., 21 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin në Durrës, shtetasit B. D., Xh. H. dhe Z. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike kanabis sativa (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 qese të mbushura me lëndë narkotike kanabis sativa.

Në total, për të dyja rastet u sekuestruan  rreth 655 gramë lëndë narkotike kanabis sativa që posedohej me qëllim shitjen në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME