Categories Lajme

Ra nga dritarja e makinës së babait, mjeku tregon gjendjen e të miturit: Djali ka dëmtime në kokë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, pasi një i mitur pesë vjeçar është plagosur rëndë, për shkak të pakujdesisë së prindërve. I mituri me inicialet S.K., ka rënë nga dritarja e makinës së babait, Hilmi Kurtaj teksa ishte duke udhëtuar. I mituri nuk është vënë re nga babai që ka rënë dhe ai ka vazhduar rrugën, ndërsa është ndihmuar nga një person tjetër, i cili ka ndaluar e ka marrë dhe e ka dërguar në spital.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe mjeku i spitalit të Shkodrës, i cili tha se gjendja e fëmijës është e rëndë, pasi ka marrë plagë në pjesën e pasme të kokës dhe aktualisht gjendet në reanimacion.

“Gjendja e fëmijës është e rëndë. Fillimisht erdhi pa koshiencë në spital, ishte gjendur nga një qytetar në rrugë. Pa një identitet dhe kishte plagë në pjesën e pasme të kokës, me çrregullime të frymëmarrjes, koshiencë të kompromentuar. Iu dha ndihma e shpejtë dhe pësoi një farë përmirësimi. Nga ekzaminimet do shohim se si do shkojë dhe fëmija është shtruar në reanimacion.

E prunë qytetarët që e kishin gjetur në rrugë, të rrëzuar dhe nuk kishin një informacion për identitetin e fëmijës. Më pas është paraqitur edhe i ati që sipas referimeve të tij thotë që fëmija ka rënë nga dritarja e makinës”, tha mjeku. Menjëherë sapo fëmija është dërguar në spital, ka mbërritur dhe babi i djalit, i cili ka deklaruar se teksa po udhëtonte i mituri kishte hapur xhamin dhe kishte rënë nga dritarja, por që ai nuk e kishte vënë re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME