Categories Lajme

Ra nga një lartësi prej 8 metrash, humb jetën 23-vjeçari shqiptar (Emri\Foto)

Një 23 vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në punë në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Veneto, ku viktimë ka mbetur i riu Sajmir Thartori, banues në zonën e Veronas. Ai ra nga një lartësi rreth 8 metra, teksa instalonte një tharëse në një fermë në Sant’Apollinare, në provincën e Rovigo.

Incidenti ndodhi të enjten e kaluar në mëngjes, ndërsa i riu shqiptar u transferua me helikopter në spital. Gjendja e tij ishte shumë e rëndë që në fillim, duke u shtruar në kujdesin intensiv. Punëtori 23-vjeçar vdiq pasditen e djeshme, pas dy ditësh shtrimi në spital në Rovigo. Rënia nga 8 metra lartësi rezultoi fatale, pavarësisht se mjekët provuan gjithçka që ishte e mundur për ta shpëtuar, raportojnë mediat italiane. Nga konstatimet e para, nuk duket se kishte ndonjë parregullsi nga ana e kompanisë, por hetimet vazhdojnë nëse ishte një ngjarje aksidentale apo nëse vdekja e punëtorit ishte për shkak të diçkaje tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME