Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili kohët e fundit ka pasur një pë.r.plasje me Edi Rama, mesa duket do të ketë një fat kompet ndryshe nga ai që i tregoi Kryeministri ynë.Bushati, një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës, përflitet se shumë shpejt mund të marrë një post shumë të rëndësishëm në qeverinë e re atje. Deri më tani përflitet se përveç publicistit Veton Surroi, për ministër të Jashtëm të Kosovës të një qeverie të mundshme mes LDK-së dhe Vetëvendosje, po përmendet edhe ish-kryediplomati Ditmir Bushati. Bushati po përmendet se është një nga emrat në radarin e Vetëvendosjes dhe LDK’së për ta emëruar në krye të diplomacisë së Kosovës. Gazeta Ekspres shkruan se koalicioni i ardhshëm qeverisës planifikon që ta marrë ish-kryediplomatin në Kosovë. PS e Shkodrës ndodhet në kolaps që pas largimit nga drejtimi si koordinator i Ditmir Bushatit. Nuk kanë munguar kritikat e Bushatit ndaj qeverisë Rama. Pas largimit nga detyra si ministër i Jashtëm, vendin e tij në këtë post e zuri Gent Cakaj, një i ri nga Kosova.
Categories
Lajme
Radari’” i Vetëvendosjes ‘kap” Ditmir Bushatin, Rama i tregoi fundin e hidhur, por ja posti që i beson Kosova
