Një ditë pasi u vetëdorëzua në Polici, sot Gjykata e Lezhës e la në b u rg Mikel Gjovalin Alinë. Ai u akuzua se nxori në pritë shokun e fëmijërisë. I njohur ndryshe dhe me emrin Gjovalin Alia, rezultonte person i shpallur në kërkim prej dy javësh. 40-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë, të shpallur gjithashtu në kërkim, për v r asjen e Eri Zefit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fillim të muajit tetor, në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës, ndërsa mësohet se Alia prej momentit të shpalljes në kërkim, kishte qëndruar i fshehur në zonën e Fanit, po në Mirditë. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor mësohet se ai ka deklaruar para Policisë se nuk e ka nxjerrë në pritë shokun e tij, por kanë qenë duke udhëtuar së bashku, kur janë s ulmuar nga disa persona që tentuan t’i g rabisnin. Gjatë ngjarjes, Alia thekson se autorët kanë t entuar që ta v r asin edhe atë, por ka arritur të shpëtojë. “Kam qenë duke udhëtuar me Eri Zefin, por nuk e kam nxjerrë në pritë për ta e k zekutuar. Kanë dalë për të na g rabitur dhe kanë dashur të më v rasin dhe mua”, mësohet të jetë shprehur 40-vjeçari.
Categories
Lajme
‘Shiti’ shokun për para, dje u bind dhe u dorëzua, ja ku ishte fshehur gjithë këtë kohë Mikeli…
