Categories Lajme

Radhimë/ Protestë për Bypass-in, banorët: Projekti është korruptiv, do të na tjetërsojnë tokat

Banorët e Radhimës dhe bizneseve atje kanë protestuar të shtunën kundër ndërtimit të një Bay-Pasi  në zonën e tyre. Duke e quajtur një projekt korruptiv kryeplaku i fshatit të Radhimës, Hyrjet Havaraj, tha se ky investim jo vetëm që nuk do të zgjidh problemin e trafikut  por synon tjetërsimin e pronave të tyre.

“Ky projekt shkatërron prona, shkatërron shtëpi, shkatërron bizneset lokale dhe nuk i jep zhvillim, siç thonë ata. Ky Bay-Pas prej 700 metrash është jashtë çdo lloj standarti.”

Projektin e Kundërshtojnë edhe bizneset. Agim Begotaraj , administrator në një hotel atje thotë se institucionet shtetërore nuk kanë zhvilluar asnjë konsultim me publikun për këtë vepër, madje sipas tij përfaqësues politikë kishin thënë se është hequr dorë nga zhvillimi i tij.

“Këto projekte janë bërë në fshehtësi. Ne jemi lajmëruara në rrugë informale. Nuk kanë pasur  dëshirën më të vogël që të takohen dhe të flasin për këto projekte që po bëhen në zonën tonë.”

Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti demokrat i zonës, Arbi Agalliu I cili tha se qëllimi I vërtetë I projektit është shpronësimi i tokave, dhe ndërtimi I komplekseve atje.

“Këtu ka vetëm një qëllim. Shpronësimin e banorëve me ligjin fatkeq 20.20 nëpërmjet një vlere qesharake, 2 mijë lekë të vjetra metër katror dhe marrja e pronës duke ia dhënë individëve afër qeverisë, për të ndërtuar komplekse turistike, për të ndërtuar hoteleri.” Banorët thanë se nuk do të ndalen në reagimet e tyre dhe se do ta intensifikojnë kundërshtimin për këtë projekt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME