Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin në zonën e Radhimës, për prishjen e godinave të disa bizneseve.
Pronarët e bizneseve po kundërshtojnë prishjet në fjalë. Aktualisht situata rezulton e qetë.Sidoqoftë, rreth 100 pronarë kërkojnë që të kenë një projekt se çfarë do bëhet në pronat e tyre që po u prishen.






