Categories Lajme

Rajmonda Bulku i përgjigjet Ramës: Teatër i ri por jo duke shkulur të vjetrin

Një deklaratë e aktores së mirënjohur Rajmonda Bulku që kërkonte ndërtimin e një teatri të ri teksa fliste për kushtet mizerabël në Teatrin aktual Kombëtar, u shpërnda nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale si një shprehje e opinionit të shumicës sipas tij. Por vetë aktorja, njëherazi ish-deputete e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku, në një reagim të bërë sot, thotë se i qëndron deklaratave të saj, por është kundër dhunimit të ligjit dhe të kolegëve të saj aktorë që po protestojnë duke mos lejuar shembjen e teatrit për ndërtimin e të riut. Teksa në deklaratën e mëparshme disa kohë më parë, Bulku shprehej: “Godina e teatrit duhet shembur, pa dyshim“, në reagimin e sotshëm ajo jep një qëndrim tjetër kur thotë: “Ndërto teatër të ri, jo duke shkulur të vjetrin”.

Rajmonda Bulku në një postim në rrjetet sociale, thotë se do të ishte krah kolegëve të saj në këtë protestë, por ndodhet jashtë Shqipërisë pasi është bërë gjyshe dhe po kujdeset për mbesën e saj, që siç ajo shprehet, do dëshironte të bëhej aktore teatri.

Unë jam për një teatër të ri, dhe i qëndroj deklaratave të mia, por jo në dhunim të ligjeve, kolegëve, miqve e shokëve të mi!

Respekto traditën!

Ruaje historinë!

Ndërto teatër të ri, jo duke shkulur të vjetrin! Jam larg dhe më vjen keq që mungoj të jem mes kolegësh në teatër …!!!! Në krahët e mi mbaj mbesën time që më mrekullon dhe dëshiroj që të bëhet aktore teatri….!!!“, shkruan aktorja Rajmonda Bulku.

Reagimi i saj u shpërnda në grupin zyrtar që Partia Demokratike shfrytëzon për komunikim me gazetarët në përcjelljen e lajmeve nga selia blu.

“Artistja Raimonda Bulku përgenjeshtron Edi Ramën: “Ndërto teatër të ri, mos shkul të vjetrin”, thotë PD teksa shpërndan reagimin e aktores. Kujtojmë se protestën e artistëve dhe shoqërisë civile kundër shembjes së teatrit dhe ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar në rrënojat e të vjetrit, po e mbështet Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Lideri demokrat Lulzim Basha lidhi pakt me artistët, që në thelb ka premtime që kur PD të vijë në pushtet, një muaj pas do të anulojë ligjin për shembjen e tij dhe do të rishpallë Teatrin Kombëtar monument kulture.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME