Categories Lajme

Portreti i kuq në telajo, i një kontinenti që digjet nga nxehtësia

Europa Perëndimore, e mësuar të mirëpres shumë turistë, këtë verë është e detyruar të përballet me valë nxehtësie që nuk i ka dashur asnjëherë.

Në Belgjikë, për herë të parë në histori, është lëshuar “alarmi i kuq”  në shumicën e vendit.

Në Gjermani dhe Holandë, temperaturat regjistrojnë vlera më të larta se vlerat normale.

Në Spanjë termometri ka shënuar 40 gradë.

Në të njëjtën situate ndodhet edhe Franca.

Në Itali, vala e të nxehtit ka prekur 13 qytete, përfshirë Romën dhe Firencen.

Britania e Madhe e ka tejkaluar rekordin 38.5 gradë.

Sipas një studimi të botuar këtë vit nga Instituti Federal i Teknologjisë në Zyrih, vala e nxehtësisë që ka goditur Evropën veriore, do të ishte “statikisht e pamundur” pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.

Muajin e kaluar, Instituti i Potsdamit për Hulumtime të Ndikimit në Klimë deklaroi se pesë verat më të nxehta në Evropë, nga viti 1500 deri në të tashmen, kanë ndodhur të gjitha në shekullin 21, në vitin 2002, 2003, 2010, 2016 dhe 2018.

Një tjetër studim paleoklimatologjik i botuar në “Natyre”, konfirmon se Toka po përjeton periudhën e saj më të nxehtë që nga koha e Jezu Krishtit.

Por edhe pa qënë “profesor”, çdokush e ka të mundur të shoh seriozitetin e problemit,  duke parë hartat satelitore dhe temperaturën e tokës në ditët të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME