Categories Lajme

Rama-Basha-Meta-Veliaj bëjnë ‘paqe’, bashkë në festën e SHBA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar foto nga darka e organizuar për festën e Pavarësisë së Amerikës, tre ditë më parë të organizuar në rezidencën e saj. Pjesëmarrës në darkë, ishin vetëm 16 persona, figurat kryesore të politikës të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, dhe staf i Ambasadës. Siç duket në foto presidenti Ilir Meta ka shkuar në darkë me vajzën e tij të madhe, Borën. Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi qëndrojnë të vetëm krah njëri-tjetrit.

Në anën tjetër, qëndrojnë krah njëri-tjetrit, kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ndërsa ambasadorja Kim, krahas fotove ka postuar një mesazh falënderues për krerët e politikës që ishin të pranishëm në përvjetorin e 244-t të SHBA.

“E nderuar të festojë 224 vjetorin e pavarësisë së SHBA me presidentin Ilir Meta, Edi Rama, Gramoz Ruçin, Lulzim Bashën dhe Erion Veliaj. Faleminderit të gjithë miqve shqiptarë për urimet e mira dhe shpresoj që vitin tjetër të festojmë më shumë”, shkruan Kim. Ambasada Amerikane organizoi festime më 1 korrik, ditë që ambasadorja Yuri Kim ftoi një grupim të vogël njerëzit në rezidencën e saj për të mbajtur festimet duke bërë bashkë krerët e politikës shqiptarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME