Categories Lajme

Rama nga Vlora ka lënë ambientet e Teatrit ‘Petro Marko’ ,mbledhje urgjente në Ministrinë e Brendshme

Kryeministri Edi Rama teksa ka lënë ambientet e Teatrit ‘Petro Marko’ në Vlorë, u shpreh se ka thërritur një mbledhje në Ministrinë e Brendshme, për ristrukturimin e Policisë së Shtetit, gjë e cila sipas tij është përshpejtuar si shkak i ngjarjeve të fundit në vend.

Rama la të kuptojë se do të ketë ndryshime të drejtuesve, ndërsa foli dhe për mbledhjen e asamblesë së PS-së në Vlorë, qytet për të cilin tha se nuk mund ta ndajë mandati i deputetit në Durrës.

Sipas Ramës në Asamble është diskutuar dhe çështja e bashkisë, për shkak se Vlora është në mesin e qyteteve që kanë të zhvilluar turizmin dhe meritojnë një vëmendje të veçantë.

Rama: Unë kam zgjedhur që të jem deputet i Durrësit, për t’i kushtuar një vëmendje të veçantë, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, për të bërë dhe më shumë, sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit, dhe nuk më ndan ndarja e mandateve.

Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë punën në Vlorë, këtu kemi shumë sfida që kanë të bëjnë dhe me adminsitrimin e vogël, unë jam i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra, dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit. Unë kam thirrur Ministrinë e brendshme dhe drejtuesit e policisë, për të lancuar një fazë të re të ristrukturimit, dhe është koha që ta përshpejtojmë me disa javë. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME