Categories Lajme

Rama: Brenda 16 muajve nuk do të ketë më shishe, gota dhe pjata plastike

Një vit nga hyrja në fuqi e vendimit për ndalimin e qeseve plastike, kryeministri Edi Rama shkruan se është shënuar rezultat pozitiv, pasi sipas tij ka 50% më pak prodhim të tyre.

Me hyrjen në fuqi të Vendimit të Qeverisë për “Qeset Plastike” është shënuar një rezultat shumë pozitiv: 50% më pak prodhim të qeseve plastike” thotë ai.

Kreu i qeverisë vendos edhe objektivin. “Objektivi yne: Qershor 2020 afati final i nxjerrjes së qeseve plastike nga qarkullimi, pas daljes së Ligjit për Ndalimin e Hyrjes, Prodhimit dhe Përdorimit të Qeseve Plastike në Shqipëri‘.

Sfida e radhës janë shishet, golat dhe pjatat plastike. “Dhjetor 2020 afati final i nxjerrjes së shisheve, gotave e pjatave plastike nga qarkullimi, pas daljes së të njëjtit ligj.

Eshtë një objektiv shumë ambicioz, por Shqipëria Turistike që duam nuk mund të bashkëjetojë me qeset e me shishet plastike, prandaj do të vazhdojmë drejt për të realizuar objektivin, duke hyrë në një proces intensiv konsultimi publike” përfundon Rama.

Sipas vendimit të qeverisë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, në treg lejohen vetëm qeset e riciklueshme të cilat u jepen blerësve kundrejt pagesës 5 deri në 10 lekë.

Për të gjitha subjektet nga supermarketet e mëdha e deri të tregtarët e vegjël që nuk përdorin qese të riciklueshme, gjobat do të variojnë nga 100 mijë deri në 150 mijë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME