Categories Lajme

Rama debat me Dritan Lelin në Vlorë: Të punojë më shumë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë këtë fundjavë ku ka zhvilluar takim me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Lelin. Në një intervistë për një televizion lokal në qytetin e Vlorës, Rama ka thënë se ka zhvilluar një takim në Zvërnec dhe ka debatuar me Lelin, pasi sipas tij nuk kishte dëgjuar bizneset në atë zonë dhe kishte krijuar keqkuptime dhe pakënaqësi.

“Ne kemi pasur një takim, kjo është e vërtetë, është e vërtetë që është bërë dhe në Zvërnec dhe ju e dini që shumë subjekte në atë zonë që kanë investuar. Si rezultat i një keqkuptimi është krijuar ideja se ato struktura do të prisheshin, dhe nga ana e Bashkisë ka munguar një komunikim efektiv, dhe një zgjidhje e menjëhershme nga Bashkia e Vlorës. Kemi pasur një debat konstruktiv dhe kemi vënë pikat mbi, për gjithçka që mund të kemi, për të përmirësuar.

Unë nuk jam i kënaqur me asnjë, dhe me punën time dhe kujtdo tjetër, përfshi dhe Dritanin në këtë rast, që duhet të punojë më shumë. Unë kam respekt për të, për shumë çka, por duhet të punojë akoma më shumë. Biseda është zhvilluar në mënyrë të hapur, në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe nga ana tjetër kam shumë besim që si rezultat i atij debati dhe konkluzioneve, të gjithë do të përmirësojmë punën për qytetin e Vlorës, ku është bërë një punë e jashtëzakonshme për transformimin, por ka ende shumë për të bërë”, tha Rama. Më tej kryeministri tha se e respekton kreun e bashkisë së Vlorës por se ai duhet të punojë më shumë, duke treguar pakënaqësinë për Lelin por edhe për institucionin e bashkisë së Vlorës të cilët duhet të përmirësojnë aspektet e performancës së tyre.

Sipas kreut të qeverisë Bashkia e Vlorës duhet të jetë më pranë popullit të këtij qyteti. “Ai ka qenë një bashkëpunëtor i vlefshëm, që do të thotë që pikërisht se unë besoj shumë që ka shumë potencial akoma, edhe ai vetë por edhe partia socialiste e Vlorës, edhe qeveria jonë, është gjithmonë e shëndetshme që në momente të caktuara ti japim vetes një shtytje të fortë përpara. Për sa i përket sondazheve ato janë kuptimplota dhe çka unë dua është se në Vlorë të shkojmë përtej sondazheve.

Këtu nuk jemi duke folur për zgjedhjet por devotshmërinë që çdo ditë të jemi në krye të punës për ti shërbyer qytetarëve kështu që në këtë aspekt nuk është çështja e vet Dritanit, por e vet bashkisë së Vlorës që duhet të përmirësojë të gjithë aspektet e performancës së saj sikundër dhe gjithë bashkitë e tjera të Shqipërisë dhe sidomos duhet të ndërtojë një marrëdhënie më komunikuese me njerëzit, qytetarët që kanë gjithëfarë hallesh dhe deviza ime ka qenë gjithmonë një fjali e thjeshtë që e përsëris gjithnjë: hallin që s’ma zgjidh dot, të paktën ma qaj.

Ne nuk i zgjidhim dot të gjitha menjëherë, por duhet të jemi gjithmonë të gatshëm që t’ju shtrijmë dorën njerëzve, t’ju hapim zemrën, t’ju shpjegojmë. Nëse rast se është e pamundur, si do të përpiqemi që të gjendet një zgjidhje. Një skuadër që fiton është një skuadër që do të gjykohet thonë. Një skuadër që fiton është e dënuar që të jetë vetkritike, dhe të kërkojë më shumë nga vetja, kjo vlen për mua, për Dritanin. Dritani duhet të bëj më shumë, potencialin e ka, mbështetjen tonë e ka, dhe patjetër që, mbështetjen e komunitetit e ka, por mbështetja e komunitetit duhet konsoliduar çdo ditë me fakte, me punë, me afërsi të madhe me njerëzit, për mua është e rëndësishme që ne në Vlorë kemi një drejtues me integritet”, u shpreh kryeministri.

“Ne nuk duhet ta marrim Vlorën që çfarë do të bëjmë ne, e marrim sërish. Nuk është çështja të fitojmë, por sa thellë fitojmë. Ndërsa nga pikëpamja morale është se sa ua kthejmë ne njerëzve këtë mbështetje dhe nga qëndrimi mbi kokë të halleve dhe të qëndrojmë sa më afër njerëzve”, përfundoi intervistën kryeministri. Në fakt kjo intervistë nuk është e rastësishme, pasi më herët, gjatë ditës së sotme, është publikuar në media se kreu i qeverisë ka pasur një debat me kryebashkiakun, Dritan Leli. Mësohet se Rama ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj Dritan Lelit, përfshirë dhe këtë sjellje ndaj bizneseve të zonës. Pakënaqësi që në fakt janë ekspozuar edhe në vizitat e vazhdueshme të Ramës në Vlorë ku nuk kanë munguar asnjëherë kritikat publike ndaj Lelit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME